fbpx
LajmeShow-Biz

“Të njohin si Donaldi i Borës”, banorët e rinj thumbojnë aktorin në Big Brother

Dy banorët e rinj që u futën dje në shtëpinë e Big Brother duket se po nxisin shumë debate.

Meridiani dhe Antonela qe pa u futur thumbuan keq Semin, por për këto deklarata thanë më vonë se ishin pjese e lojës. Ndërsa sot Meridiani ka ngacmuar Donaldin duke i thënë se të gjithë e njohin si i dashuri i Borës.

Mbasditen e sotme ai ka treguar se përcaktime të tilla duhet të ndalojnë pasi në këtë lojë ka hyrë vetëm dhe do të vazhdojë të luajë si i tillë.

‘’Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje’’,- tha ai.

Këtë gjë e aprovuan edhe dy konkurentët e rinj, Meridiani dhe Antonela, të cilët këmbëngulën se publiku është ende i paqartë për marrëdhënien që kanë ata të dy.

‘’Duhet ta qartësosh këtë gjë, në publik po të njohin si Donaldi i Borës dhe kjo gjë po e penalizon lojën tënde. Thauje njëherë e mirë dhe të qartësosh këtë gjë’’,- thanë ata.

Më pas Donaldi u përpoq t’i tregonte banorëve se pa qartësuar disa gjëra me Borën nuk mund të shprehet se është në një lidhje.

Kjo gjë ka revoltuar edhe Semin, e cila u shpreh se deklarata është e tepërt sidomos pas puthjes romantike që ata të dy i dhanë njëri-tjetrit.

‘’Kjo përgjigje do të mërzisë atë personin që po të ndjek jashtë. Nuk mund të thuash që nuk jeni asgjë sepse ajo tjetra po të pret. Bëhet fjalë për një person që unë e kam shumë përzemër dhe për këtë arsye duhet të kemi më shumë kujdes’’,- tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button