fbpx
LajmeShow-Biz

“Ezel” baba për herë të dytë, vetëm një vit pas lindjes së vajzës

Aktori turk, Kenan Imirzalioglu, i njohur për rolin e famshëm të Ezelit, do të bëhet baba për herë të dytë. Mësohet se partnerja e tij, Sinem Kobal, është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Lajmi i bërë publik ditët e fundit nga mediat turke ende nuk është konfirmuar nga aktorët, megjithatë burime pranë tyre thanë se së shpejti do të vijë në jetë një djalë.

Aktorja u bë nënë për herë të parë kur solli në jetë një vajzë, Lalin, tetorin e vitit të kaluar. Pak ditë më parë, Kenan dhe bashkëshortja e tij u fotografuan duke shëtitur në Ortakoy me vajzën e tyre të vogël. I pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan më shumë Lalin, aktori tha:

“Vajza jonë është kopja e nënës së saj, Sinem, ka të njëjtat tipare si ajo. Por sytë dhe vështrimi janë të mitë. Ajo mund të ‘vrasë’ këdo me sytë e saj. Nëse ka diçka që nuk i pëlqen, kuptohet menjëherë nga pamja që merr“.

Ndërsa Sinem Kobal shtoi: “Ndonjëherë i them vetes ‘Po më shikon Kenani’.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button