fbpx
LajmeShow-Biz

Ermali tregon se cila është aktorja më e paguar në historinë e filmave shqiptarë

Moderatori, Ermal Mamaqi së fundmi ka folur për filmin “Dy gishta mjaltë 2 ”.

Ai në një intervistë në Prive ka thënë se shumë shpejtë do të nisë punën për prodhim, ku protagonist kryesore ishte këngëtarja, Elvana Gjata.

Ai ka thënë se ‘Dy gisht mjaltë 2’ do ketë më shumë sukses se i pari.

“Dy gisht mjaltë’ është një nga dashuritë e mia të para në botën e prodhimeve të filmave sepse më mësoi si vërtet bëhet një film, një prodhim kinematografik”, ka deklaruar aktori.

I pyetur se çfarë kushtesh ka Elvana për t’u bërë pjesë e filmave të tij, përpos shoqërisë që kanë, producenti u shpreh se ajo nuk ka vendosur asnjë kusht:

“Ne kemi hyrë pa kushte, por padyshim që Elvana është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës dhe filmave shqiptar. Kështu që të marrësh Elvana Gjatën në një prodhim të çfarëdo lloji duhet të jesh shumë i përgatitur financiarisht.”,- tregoi ai.

Ermali më pas ka thënë së Elvana është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë.

“Unë e di si janë pagesat e aktorëve, këngëtarëve etj dhe me shumë siguri dhe garanci të them që është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button