fbpx
LajmeShow-Biz

Habit gazetarja italiane: Prej vitesh kisha bindjen se isha lezbike, derisa njoha dashurinë për…

Gazetarja italiane Nausica della Valle ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme. Ajo tregoi se kur të shtronte pyetjen se përse kishte tërheqje nga e njejta gjini, të gjithë i thonin se kështu kishte lindur.

E ftuar tek “Zonë e Lirë”, gazetarja tha para të gjithëve se prej shtatë vitesh nuk ka kryer marrëdhënie me ndonjë partner. Nausica della Valle pranoi se nuk është më lezbike prej më shumë se dy vitesh.

“I bëja pyetje vetes dhe pyetja përse kisha tërheqje nga i njëjti se ks. Nuk kisha një raport të mirë me prindërit e mi, kështu që nuk kishte dialog dhe këto pyetje unë i bëja jashtë, tjetërkund. Të gjithë më thonin se kisha lindur kështu, sepse dashuri nuk ka gjini dhe Zoti më kishte krijuar kështu”,- tha Valle.

Pjesë nga biseda:

Arjan Çani: Si ndodhi takimi me njerëzit? Ku ishe në këtë moment që dëgjove këtë zë? Dhe e dyta, ti tashmë thua që nuk je më lezbike, a ke provuar marrëdhënie me një mashkull?

Nausica della ValleAtëherë, nuk ka ardhur akoma personi i duhur. Nuk duhet të provoj për të pasur konfirmimin e asaj që unë jam.

Arjan Çani: Deri tani nuk ke provuar asnjëherë marrëdhënie me një mashkull në jetën tëde?

Nausica della VallePërpara po.

Arjan Çani: Sa përpara? Sa vite?

Nausica della ValleKam filluar kur kam qenë nëntë vjeçe me një vajzë.

Arjan Çani: Pra kishte të drejtë Roberti (Alia) kur tha ‘ka rrezik të jetë biseksuale’.

Nausica della ValleJo, jo, jo. Ndihesha unë mashkulli aty.

Arjan Çani: I kishe provuar meshkujt?

Nausica della VallePërpara po. Tani jo. Kam shtatë vite që nuk bëj seks dhe jam shumë mirë.

Ajo tha gjithashtu se ndryshimi i preferencave seksuale erdhi kur njohu dashurinë e vërtet.

“Nuk jam fshehur kurrë. Duke qenë se punoja në televizion Mediaset dhe Rai si gazetare, unë e kisha deklaruar se isha homosekusale dhe më duhet të them se nuk kam pasur kurrë kundërshti, apo probleme homofobie, përkundrazi ishte gjithçka shumë e hapur.

Kur ndryshova sepse gjeta dashurinë e vërtetë, ajo më që ndodhi duke njohur realisht Jezusin, dashuria, paqja, qetësia që ndjeva në zemër, asnjë qenie njerëzore nuk ma kishte dhënë më parë. Unë u rrita me një mungesë dashurie. Prindërit e mi nuk më kishin përqafuan kurrë.

Ndjeva një përqafim, një dashuri të madhe. Një gjë që më ka pëlqyer shumë e që më preku, është që kur isha jashtë, në ambientet e gay-ve më flisnin keq për kishat. Më thonin që nuk i pranonin homoseksualët. Mrekullia që pashë ishe që kur hyra në kishë më përqafuam, më mirëpritën. U ndjeva një familje.”- deklaroi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button