fbpx
Show-Biz

Bieta merr të ftuar speciale vajzën e Alban Dudushit: E talentuar si mami dhe babi…

Moderatorja e njohur Bieta Sulo ka treguar gjithnjë se ka marrëdhënie shumë të mirë me thjeshtrën e saj, vajzën e Alban Dudushit.

Pasditen e djeshme Joel Dudushi ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, një dalje e parë televizive që nuk kishte si të kalonte pa vëmendje.

Teksa Joel po ndante eksperiencën si aktore në serialin “Katrori i Pushtetit”, Bieta shprehu bindjen në talentin e saj, duke mos e kursyer kështu një kompliment edhe për të ëmën e saj.

“Si mund të ndodhte ndryshe… Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për dramë, Nigda Dako dhe Alban Dudushi… Si mund të ndodhte ndryshe?”, tha Bieta.

Mjaftoi kaq që ky moment të pasohej me duartrokitje nga të ftuarit dhe publiku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button