fbpx
Politika

Erion Braçe publikon fjalimin që “shkundi” qeverinë: Kemi vajtur në Ministri, nuk kemi gjetur as ministrat aty, të hapin krahun ata që nuk punojnë

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar në rrjetet sopciale fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë, ku ka “sulmuar” edhe një pjesë të ministrave.

 

Në Komision ai u shpreh se ka shkuar së bashku me ministren Spiropali për inspektime në disa Ministri, por nuk i kishin gjetur ministrat në punë. Gjithashtu kritikat e tij binin edhe mbi administratën publike dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore.

 

“Aty është zonja (i drejtohet Spiropalit), sa herë kemi vajtur ne nëpër Ministri, tashi se nuk nxjerr ndonjë sekret të madh, dhe nuk kemi gjet ministrat në punë. Ministra në punë. Është kështu? Kemi shkuar për të kërkuar… po të lutem o Mondi më lër të mbaroj. (E ndërpret Edmond Spaho).

 

Ore kemi vajtur për të kontrolluar marrjen e përgjigjes. Institucion me institucion. U detyruan të vendosin tabela për të kontrolluar fluksin e ankesave dhe përgjigjet që jepeshin. Tabela, ku gjithsecili vihej para tabelës dhe i thuhej pse s’ka marrë përgjigje.

 

Kemi hyrë në vitin e 9, do vij i 10, 11,12. Që ne të kemi vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe për këtë të ndërtojmë instrumenta të vënë në lëvizje institucionet, kjo më duket para e shpenzuar kot. Të jemi të qartë. Nëse nuk bëjmë dot institucionet të funksionojnë, të hapin krahun të gjithë, nga i pari te i fundit.

 

Nëse ka agjenci që nuk i përgjigjen qytetarit për 1001 arsye dhe një nga këto është korrupsioni, në hipoteka, në tatime, në inspktime, të hapin krahun të largohen. Ligji i përcakton rastet, por mungon vullneti për të larguar nga detyra atë që nuk shërben”, thotë Braçe në fjalën e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button