fbpx
MaqedoniaPolitika

Rezultati i dobët në zgjedhjet lokale, jep dorëheqjen kryeministri Zoran Zaev

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.

Në daljen e parë pas zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i cilësoi si humbje të madhe, Zaev njoftoi se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.

Edhe më herët Zaev kishte njoftuar se do të largohej nëse partia e tij humbiste Shkupin.

“E marr përgjegjësinë mbi veten për mënyrën se si janë duke u zhvilluar politikat në vend, përfshirë edhe rezultatet në këto zgjedhje dhe jap dorëheqje nga kryeministrit dhe si lideri i LSDM-së”, tha Zaev.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button