fbpx
Lajme

Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, megaaksion në Belgjikë, 64 të arrestuar

Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, megaaksion në Belgjikë, 64 të arrestuar

Shkatërrohet një grup kriminal me shqiptarë në Belgjikë, që merrej me prodhimin dhe shitjen e kokainës. Mediat e huaja bëjnë me dije se pas hekurave përfunduan 64 persona, të cilët thuhet se kishin në zotërim 6 laboratorë droge dhe se bënin më pas shpërndarjen me shumicë të mallit. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se nga këto laboratore dilte mbi 1 ton kokainë për çdo javë dhe më pas droga transportohej e shpërndahej përmes korrierëve në vende të ndryshme të BE-së, përfshi edhe Britaninë e Madhe.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në 120 banesa nga policia belge, mësohet se janë sekuestruar armë zjarri, pajisje që përdoreshin për prodhimin e lëndës narkotiek, mbi 1 milion euro cash, mbi 50 makina si dhe ora e dronë.
Në një konferencë për shtyp drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale Federale, Eric Snoeck tha se bëhej fjalë për një krim ndërkombëtar me rrënjë të thella në Belgjikë. Sipas tij, bandat shqiptare po kontrollojnë tregtinë evropiane të kokainës nga Belgjika në një aleancë me Ndrangheta të Italisë së Jugut./BW

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button