fbpx
Lajme

Shkatërrohet karteli i drogës në Itali, shtatë të arrestuar nga Shqipëria dhe Kosova

Shkatërrohet karteli i drogës në Itali, shtatë të arrestuar nga Shqipëria dhe Kosova

Shtatë persona me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në L’Aquila të përfshirë në trafikun e drogës.
Pesë nga të ndaluarit u lanë në burg ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpie. Të ndaluarit janë të moshave nga 20 në 37 vjeç me precedentë të mëparshëm në fushën e drogës.

Sipas medieve italiane ata kishin edhe lidhje familjare. Aktiviteti i tyre ishte transport, blerje, shitje, mbajtje dhe transferimi i kokainës.
Hetimet zgjatën gati 2 vjet ku u monitorua i gjithë aktiviteti i tyre. I gjithë rrjeti menaxhohej nga tre vëllezër. Ata komunikonin vetëm në shqip në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram.
Ata përdornin disa kuti manjetike për fshehjen e kokainës të cilat montoheshin poshtë makinave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button