fbpx
Lajme

Emrat e plotë/ Identifikohen viktimat në Vlorë, kush janë xhaxha e nip që mbetën viktima pas sherrit mes tyre. Njëri, ish oficer policie

Emrat e plotë/ Identifikohen viktimat në Vlorë, kush janë xhaxha e nip që mbetën viktima pas sherrit mes tyre. Njëri, ish oficer policie

Identifikohen viktimat e krimit të dyfishtë brenda familjes në Makat te Vlorës.
Mesohet se nipi 39-vjeçar G. Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, J. Koreta, 64-vjeç.
Më pas, 39-vjeçari ka vrarë edhe veten me po të njëjtën armë gjahu, e cila është sekuestruar nga policia.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës, ku dyshohet se xhaxha e nip kanë pasur një konflikt për motive të dobëta, duke çuar deri në vrasje.
Viktima ka qenë një ish-oficer policie. Nderkohe në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
NJOFTIMI I POLICISE
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button