fbpx
Lajme

Aksident i rëndë/ Mjeti zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën e tij (Emrat dhe detaje

Aksident i rëndë/ Mjeti zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën e tij (Emrat dhe detaje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë të Divjakës, ku janë plagosur 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.

Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button