fbpx
Lajme

“Rama më akuzoi kukull të Berishës, ai për pazar me kryeministrin”/ Basha: S’ka Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA

“Rama më akuzoi kukull të Berishës, ai për pazar me kryeministrin”/ Basha: S’ka Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA

“Rama më akuzoi kukull të Berishës, ai për pazar me kryeministrin”/ Basha: S’ka Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare.

Ai tha se nuk është kukull e Sali Berishës apo dhe se nuk është peng i Ramës.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ja akuzuar për ‘peng të edi Ramës. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodh kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. PD po ecën përpara. Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe këtij do t’i qëndrojë me përkushtim.”, tha Basha.

Kryedemokrati ia ka bërë të qartë Sali Berishës dhe të gjithë kundërshtarëve të tij që Kuvend të Partisë Demokratike për të shqyrtuar vendimin për përjashtimin e Berishës nuk do të ketë. Sipas tij Kuvendi i PD nuk mund të shyrtojë vendimet e amerikanëve.

“Sa i përket pretendimeve për referendume dhe Kuvende, Kuvend të PD për të marrë në shqyrtim vendimet e Qeverisë amerikane nuk ka për të pasur. Objektivat tona janë përballje me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Nuk ka për tyë për pasur Kuvend të PD që shqyrton vendimet e Qeverisë“, tha Basha në komunikimin me gazetarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button