fbpx
Lajme

Policia qëllon plumba gome ndaj protestuesve që kundërshtojnë vaksinimin e detyruar në Australi

Policia qëllon plumba gome ndaj protestuesve që kundërshtojnë vaksinimin e detyruar në Australi

Policia qëllon plumba gome ndaj protestuesve që kundërshtojnë vaksinimin e detyruar në Australi
Zemërimi i qytetarëve të Melbourne në Australi kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë së koronavirusit duket se po arrin në nivelet më të larta.

Të lodhur nga disa prej masave më të forta të izolimit që zgjasin prej pothuajse nisjes së pandemisë, qindra qytetarët dolën sërish në rrugët e qytetit australian për të disatën ditë dhe u përleshën sërish me policisë.

Kësaj here, protestuesit ishin zhvendosur në zonën e Monumentit të Luftës së Australisë, ku hasën dhe kundërpërgjigjen e ashpër të forcave të rendit.

Plumba gome dhe gaz lotsjellës pati në drejtim të protestuesve të cilët ishin të papërgatitur, duke kujtuar se policia nuk do të guxojë të shkelë kujtimin e të rënëve në luftë.

Protestat në Australi janë intensifikuar më shumë pas vendimit të qeverisë për të bërë të detyrueshëm vaksinimin antiCovid në disa sektorë.

/b.h

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button