fbpx
Lajme

Policia del “duarbosh” nga shtëpia e Adriatik Llallës

Policia del “duarbosh” nga shtëpia e Adriatik Llallës

Policia e Shtetit nuk e gjeti në shtëpi Adriatik Llallën. Vetëm pak orë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, oficerët shkuan mbrëmjen e sotme në shtëpinë e ish-kryeprokurorit për ta arrestuar, por nuk e gjetën.

Banesa është vendi i parë ku realizohet kërkimi pas firmosjes së urdhër arrestit, por trupa e policisë së Tiranës doli “duarbosh”. Ai dyshohet se ndodhet jashtë vendit, ndërsa avokati i tij, tha sot se është i shtruar në spital. Avokati Sokol Hazizaj e cilësoi vendimin të pa drejtë dhe për këtë do i drejtohet Gjykatës së Lartë.

Sot Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për fshehje të pasurisë.

Në seancën e së mërkurës Llalla nuk ishte i pranishëm dhe përveç dënimit me burg, gjykata i konfiskoi 11 mijë metra katrorë tokë dhe një apartament në Durrës si dhe i hoqi të drejtën që të mos ushtrojë për 5 vite funksione publike.

Llalla është ish-zyrtari i parë i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u shpall “non grata” nga SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button