fbpx
Lajme

FOTO/ Apple prezanton modelin e ri “iPhone 13” dhe çmimin e tij

FOTO/ Apple prezanton modelin e ri “iPhone 13” dhe çmimin e tij
Kompania Apple ka prezantuar mbrëmjen e kësaj të marte modelin iPhone 13. Prezantimi u be nga këshilltari i kompanisë Tim Cook drejtpërdrejt nga California.
Ky telefon i fundit ka bërë një përmirësim të ndjeshëm të procesorit që tani është A15 Bionic me 6 bërthama i cili përfshin 15 miliardë gjysmëpërçues individualë. Rezultati është se ai ka aftësinë të kryejë 15.8 trilion operacione në sekondë.
iPhone 13 ka përmirësuar më shumë cilësinë e imazheve sidomos atyre të marra në lëvizje pasi sistemi i stabilizimit të imazhit është integruar. Ai është i pajisur me dy kamera 12 Megapixel. Tek videot është shtuar funksioni Cinematic, në mënyrë që niveli i xhirimit të arrijë nivelet e regjistrimit profesional të videove.
iPhone 13 mini fillon me 699 dollarë, me kapacitet ruajtjeje të të dhënave nga 128 deri në 512 Gigabyte ndërsa iPhone 13 Pro shkon në 999 dollarë. 
Sa i përket iPhone 13 Max dhe Max Pro, përmirësimet fokusohen në sistemin krejtësisht të ri të tre kamerave. Të gjitha kamerat janë përmirësuar në sistemin e natës, i cili optimizon cilësinë e figurës në kushte të ndriçimit të ulët. Cook prezantoi edhe iPad -et e rinj. ©LAPSI.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button