fbpx
Lajme

Edhe pse 63 vjeç/ Madonna nuk i lë vend imagjinatës, ylli i muzikës pozon ‘topless’ nga shtrati (FOTO)

Edhe pse 63 vjeç/ Madonna nuk i lë vend imagjinatës, ylli i muzikës pozon ‘topless’ nga shtrati (FOTO)

Ajo konsiderohet si mbretëresha e muzikës Pop.

Bëhet fjalë për këngëtaren Madonna, e cila i ka lënë së fundmi pa fjalë fansat duke pozuar “topless” mbi shtrat.

Edhe pse 63-vjeç, ylli ndërkombëtar dukej shumë sensuale, teksa shfaqej me të brendshme të zeza vetëm në pjesën e poshtme, si dhe me geta rrjetë.

Artistja, e cila tregoi me krenari linjat trupore që ka, mbuloi me duar pjesët intime para kamerës. Ajo mbante veshur edhe një palë doreza të bardha saten të gjata deri tek bërryli, ndërsa flokët që i kishte lënë të lëshuar i kaloi para fytyrës.

Në një tjetër fotografi, Madonna pozoi tërësisht topless, por i fshehu thithkat me anë të disa emoji-ve, që ishin përdorur me shumë kujdes.

Kështu këngëtarja vërtetoi edhe një herë se mosha është vetëm një numër për të. Ajo festoi 63-vjetorin e lindjes muajin e kaluar në një super festë të organizuar në Itali.

Madonna po shijon gjithashtu edhe lidhjen me të dashurin e saj, i cili është vetëm 27-vjeç, Ahlamalik Williams.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button