fbpx
Lajme

E FUNDIT/ Meta dekreton qeverinë “Rama 3”

E FUNDIT/ Meta dekreton qeverinë “Rama 3”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3”.

vijon..
Meta emëron qeverinë “Rama 3”, ia dërgon dekretin Kuvendit.

Presidenti Meta ka dekretuar qeverinë Rama 3. Tashmë dekreti do të shkojë për t’u votuar në parlamentin e ri me 140 deputetët e betuar më 10 shtator.

Edi Rama do të jetë kryeministri i Shqipërisë për mandatin e tretë teksa zëvendësi i tij do të jetë Arben Ahmetaj.

Qeveria e re e Shqipërisë do të ketë mbi 70% gra ministre. Së bashku me Ramën e Ahmetajn janë 17 anëtarë që do të përbëjnë kabinetin qeveritar dhe që tashmë kanë marrë ‘ok’ dhe nga Meta.

Pritet tashmë vetëm miratimi nga Parlamenti dhe më pas betimi i secilit prej anëtarëve të kabinetit qeveritar po tek Presidenti Meta.

DEKRETI NGA ILIR META

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

D e k r e t o j:

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;
2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;

5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13213
Tiranë, më 14.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button