fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

“Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë futbollistë të tillë”, Hysaj: Kemi mundësi të shkojmë në Katar

“Duhej fitorja ndaj Hungarisë pasi na karikoi më shumë për të ecur më parë. Kemi mundësi të kualifikohemi, kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe pse jo të mos jemi të karikuar për ndeshjet e radhës”.
Me këtë optimizëm e nisi Elseid Hysaj konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Reja para ndeshjes së të mërkurës ndaj San Marinos.
Më tej, shkodrani u shpreh se Shqipëria ka një grup që ndoshta është më i miri i viteve të fundit.
“Jemi një skuadër shumë e fortë. Besoj se Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë futbollistë të këtij niveli dhe aktivizohen në skuadra të një niveli europian. Duhet të futemi me besim në fushë dhe kjo na nevojitet për të ardhmen. Ekipi ka kimi në mesfushë dhe në sulm dhe kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Hungarisë. Besoj se me kohën vlerat në mesfushë dhe në sulm do të rriten më tej”, tha Hysaj.
Polonia apo Hungaria për vendin e dytë? “Të dyja janë skuadra të nivelit të lartë. Polonia ka Lewandowski, që luan te më të mirët, ndërsa Hungaria është si puna jonë, kanë grupin, punojnë bashkë për të bërë mire, kështu që të dyja i kemi rivalë deri në fund”.
Sa i përket, San Marinos dhe ndeshjeve të ardhshme, Hysaj u shpreh se do të kërkohen me patjetër pikët e plota. “Me Poloninë nuk morëm atë që meritonim pasi ndeshjen e bëmë ne. Me Poloninë dhe Hungarinë do të jenë ndeshjet më të bukura”, tha shkodrani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button