fbpx
AktualitetLajme

Ja si fondacionet piramidale grabisin qytetarët! Nga komisionet dhe interesat deri në 38%, tek manovrat me penalitetet

Ja si fondacionet piramidale grabisin qytetarët! Nga komisionet dhe interesat deri në 38%, tek manovrat me penalitetet

Ja si fondacionet piramidale grabisin qytetarët! Nga komisionet dhe interesat deri në 38%, tek manovrat me penalitetet

Institucionet e mikrofinancave në vend aplikojnë interesa dhe kosto më të larta të kredidhënies në raport me bankat në vend. Vazhdimisht, gazeta “SOT” ka publikuar raste ku tregohej se jobankat përdorin skema mashtruese për të rrjepur qytetarët, duke filluar nga normat e larta të interesit tek falsifikime dokumentesh të klientëve.

Së fundmi edhe Banka e Shqipërisë ka vërejtur shkeljet që mikrofinancat po bëjnë në tregun e kredidhënies dhe për këtë arsye ka vendosur një normë tavan interesi për çdo lloj kredie. Institucionet jobanka e kundërshtojnë këtë vendim duke thënë se, ato aplikojnë interesa më të larta se bankat sepse ndërmarrin risk më të lartë për t’iu gjendur në gatishmëri klientëve.

Ndërkohë, të dhënat mbi interesat dhe komisionet që këto institucione aplikojnë tregojnë qartë që niveli i lartë i tyre për kredi të vogla nuk është aspak i justifikueshëm. Konkretisht, norma e interesit në bankat e nivelit të dytë fillon nga 0% në gati 20%, ndërsa në institucionet jobanka norma e interesit fillon nga 3% në 38%. Ky lloj niveli aplikohet pothuajse në të gjitha mikrofinancat, kur më konkretisht përmendim “IuteCredit”, “Credo.al” dhe “Fondi Besa”, nga ku kemi grumbulluar të dhënat reale.

“Komisioni i procesimit të kredisë aplikohet për shërbimin e informimit, procesimit të aplikimit, aprovimit si dhe disbursimin e kredisë në nivele si: Kredia Basic për herë të parë; Komisioni: 5.9% -32.0%. Kredia Basic Dealer për herë të parë; Komisioni: 6.2% -21.1%. Kredia Fidel për klientë ekzistues; Komisioni: 5.9%- 28%. Kredia Fidel XL për klientë ekzistues; Komisioni: 5.9% – 31.8%. Kredia Fidel XL Extra për klientë ekzistues; Komisioni: 15.% -38%. Kredia Dealer për blerje produktesh; Komisioni: 8.6% -30%”, përcaktojnë zonat e informacionit në këto institucione. Sakaq, nga ankesat e qytetarëve dhe gjetjet e BSH, evidentohet se gjatë rrugës për marrjen e kredisë komisionet shtohen për shërbime të tjera.

Skema për kosto shtesë

Përveç komisioneve të larta, jobankat kërkojnë të përfitojnë edhe përmes manovrave që bëjnë në skemën e kamatëvonesave. Nga të dhënat e grumbulluara bie në sy se nga jobankat përqindja që i shtohet këstit mujor për vonesat është shumë më i lartë se niveli që aplikojnë bankat. Por nuk mbaron më kaq, përveç kamatëvonesës, klienti duhet të paguajë edhe mesazhe apo letrat që i dërgon kompania për t’i rikujtuar afatin.

Sipas të dhënave, vetëm një mesazh që i dërgon jobanka klientit, automatikisht i shtohen atij si kosto në kamatëvonesë 200 lekë, ndërsa për letrat e dërguara shtohen si kosto 750 lekë. Pra me më shumë se 2 mesazhe e 4 letra në muaj, në dy muaj vonesë klienti duhet të paguajë 4000 mijë lekë vetëm për paralajmërimet që i dërgohen. “Penaliteti për këstin e parë në vonesë, llogaritet 0.85%* 13725.67 lekë = 116.6 Lekë *70 ditë = 8166.77 lekë. Penaliteti për këstin e dytë në vonesë llogaritet 0.85% *13725.67 lekë = 116.6 * 30 ditë = 4666.82 lekë. Në rastin konkret, klienti në vonesë prej 70 ditësh i dërgohen 7SMS njoftuese me kosto 200 lekë secila = 1400 lekë; i dërgohen 4 letra njoftuese me kosto 750 leke secila = 3000 lekë. Kostoja e njoftimeve, sipas këtij rasti është 4400 lekë”, përcaktojnë të dhënat./Burimi/ Gazeta Sot

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button