fbpx
AktualitetLajmeSport

Super Levandovski i dhuron trofeun e parë Bayernit, tifozët shqiptarë ndjekin ndeshjen në ‘Signal Iduna Park’

Bayern Munchen ka mposhtur me rezultatin 3-1 Borusian e Dortmundin në ‘Signal Iduna Park’, në finalen e spuekupës së Gjermanisë.
Në fillim të sfidës u duku sikur verdhezinjtë e Borusias do t’i hapnin shumë punë Bayernit, pasi Halnd rrezikoi seriozisht portën e Neuer, por ky i fundit jo më kot ëhstë portieri më i mirë në botë.
Goli i parë do të vinte në minutën e 41 të pjesës së parë dhe do të ishte pikërisht Robert levandovski ai i cili do të realizonte me kokë pas një krosi perfekt të Gnabry.
Me fillimin e pjesës së dytë do të shënonte Tomas Myler duke e ccuar në 2-0 rezultatin.

ndërkohë që nëë minutën e 64-t të takimit do të ngushtonte diferencat Reus, i cili realizoi me një supergoditje nga jashtë zone duke ia bërë të pamundur neurit këtë herë që të ndalte topin.
Por kur u duk sikur Dortmundi po rimerrte veten, do të ishte sërish ai Robert Levandovski që do të shënonte sërish, duke hipotekuar në këtë mënyrë edhe trofeun e parë për Bayernin në startin e sezonit të ri.
Ndeshja në ‘Signal Iduna Park’ ëhstë ndjekur edhe nga disa anëtarë të tifogrupit shqiptar të cilët kanë sjellë edhe pamje nga stadiumi, ndërsa kanë valvitur edhe flamurin kuq e zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button