fbpx
AktualitetKurioziteteLajmePolitika

Antiamerikani Lubonja ish djal i Bllokut me pasoja nga Spaçi, sulm Bidenit, Ramës dhe amerikanëve:

SHBA s’do t’ia dijë për ne, ata kanë interesat e tyre këtu! Edhe ne mund të kemi fatin e Afganistanit
16/08/2021
Antiamerikani Lubonja ish djal i Bllokut me pasoja nga Spaçi, sulm Bidenit, Ramës dhe amerikanëve: SHBA s’do t’ia dijë për ne, ata kanë interesat e tyre këtu! Edhe ne mund të kemi fatin e Afganistanit

Fatos Lubonja ka komentuar çështjen e afganëve, një pjesë e të cilëve do të strehohet në Shqipëri. Në një intervistë për News24, Lubonja u shpreh se kjo marrëveshje me amerikanët është arritur në një samit dhe kryeministri Rama nuk e ka bërë të ditur.

Sipas tij, kjo nuk është demokraci, ndërsa analizon se Rama ka pranuar që afganët të strehohen në vendin tonë për të patur mbështetjen amerikane.

Sipas Lubonjës, kryeministri Edi Rama e kë të lehtë të pranojë këtë gjë, për shkak të favoreve të tjera.

“Unë nuk merrem shumë me çështjen e strehimit, duhet apo s’duhet të vijnë, por merrem me një debat të munguar në Shqipëri që duhet të zhvillohet, pse dështuan amerikanët dhe Perëndimi në Afganistan, nisur nga përvoja jonë, por edhe e shumë vendeve të tjera kur kanë ndodhur dështime të tilla e pasojat e tyre më pas dihen. Ky është thelbi. Ajo që më shqetëson më shumë, duke u nisur nga ndjeshmëria shqiptare, duke ruajtur dhe krahasimet, në thelb ka një gjë.

Një nga shkaqet e dështimit është te ato vilat e lara me arë të aleatëve të Amerikës në Afganistan, që në thelb do të thotë që në këto vende që s’kanë traditë demokratike, amerikanët kanë shkuar me interesat e tyre, por në vend që të punojnë e të jenë vigjilentë dhe me shumë përkushtim në këto vende për të ndërtuar shtetin e së drejtës, për shkak të interesave të tyre kanë mbështetur elita, për tu pasuruar, vjedhur e ndërtuar vila të lara me arë.

E në fund fare popujt duke u ndjerë të nëpërkëmbur nga këto elita, vjen një moment, që sipas konteksteve, në rastin konkret mbështesin dhe talebanët dhe rrëzojnë këto elita dhe amerikanët i nxjerrin jashtë kjo që ndodhi. Leksioni është i qartë. Ne kemi ca elita politike-kulturore që punojnë për mbështetje amerikane dhe sundojnë në sajë të kësaj, pasurohen dhe ndërtojnë vila prej ari dhe sundojnë sepse amerikanët kanë interesa mbi këto.

Amerikanët i kanë të lehtë për t’i manipuluar. Ky vendim për t’u sjellë në këtë mënyrë e afganëve, është një mënyrë që na e demonstron këtë. Ne befas, na e tha Rojteri, pa ditur asgjë, sikur s’kemi opozitë, parlament, na bëhet e ditur një marrëveshje e bërë nga Rama në një samit, e s’na e thotë fare, kjo s’është demokraci. Ai e bën që të ketë mbështetje amerikane.

Kjo tregon dhe qëndrimet që mban ambasadorja amerikane këtu. Sepse disa thonë, si nuk i sheh ambasadorja patronazhistët, masakrën zgjedhore. Shumë njerëz të arsyeshëm thonë si është e mundur. Ja si është e mundur sepse janë disa interesa të tjera që tani i shlyen borxhin Edi Ramës sepse i ka dhënë këtë qëndrim”, u shpreh Lubonja.

“Shumë nga pikëpyetjet që ngrihen më pas nga shqiptarët e thjeshtë, ore si do të vijnë, si do të shpërndahen, sepse ne jemi vendi më i varfër. Ne kemi vetëm një helikopter, për të bërë transport ushtarësh, kryeministrit, për zjarret. Një vend që ka një helikopter katandiset kështu. Këtë amerikanët s’e shohim, por thonë sjellim afganët këtu. Të gjitha këto japin ndjesinë që në thelbin e vet merret një vendim në nëpërkëmbje të shqiptarëve, qoftë dhe demokracisë. Kjo do të thotë që jemi këtu ku jemi, në një situatë që po qe se nuk reflektojmë, nesër në mënyrë figurative, ‘mund të na vijnë talebanët’. Kam parasysh këtu në mënyrë figurative një të keqe.

Ti dështon, dështon Evropa në këtë Ballkanin tonë të famshëm, ku ka shumë shenja dështimi, sepse janë këto elita që kanë ndërtuar korrupsion, qoftë në Kosovë e Shqipëri dhe tani ndodh që mund të ikin këta dhe s’e dimë ç’mund të ndodhi. Në Afganistan ç’po ndodh sot? E gjithë bota thotë që amerikanët u tërhoqën në mënyrë të papërgjegjshme dhe e lanë Afganistanin në duar të të tjerëve, ia lanë në dorë rusëve, irakianeve, kinezëve, ato do të menaxhojnë. Tani ne flasim për demokraci. Mendon se do të shqetësohen kinezët për demokracinë, kur s’kanë vetë demokraci? Jo. Kinezët shqetësohen për dy gjëra, për terrorizmin.

Një muaj përpara kinezët janë takuar me Mullaun e famshëm dhe kanë marrë angazhim prej tyre që nuk do të preken dhe s’do të ketë përdorim të Afganistanit për terrorizmin dhe për interesat e veta. I kanë dhënë dhe garancinë Afganistanit, që ne nuk futemi në kulturën tuaj. Turqia ka interesat e veta atje. Pra, u fol kaq shumë për ndërtimin e shtetit të së drejtës në Afganistan dhe tani i kanë lënë njerëzit, duke ikur poshtë avionëve për të ikur. Kjo situatë në mënyrë metaforike, mund të zhvillohet dhe ty nesër, nëse nuk ndërton demokraci dhe s’merr fatet e vendit në dorë me përgjegjësi, por mbështetesh te të huajt.

Ky është një shqetësim i madh, përtej çështjes duhet të vijnë apo jo afganët. Këtu ka hipokrizi të madhe sepse punohet me shqiptarët për t’i shpëlarë trurin, sepse thotë Rama që ne kemi shpëtuar hebrenjtë, jemi popull i mirë dhe i dashur. E para që është gënjeshtër sepse kështu nxjerr jashtë loje gjysmën e kombit që janë shqiptarët e Kosovës, sepse dihet që në Kosovë ka pasur një kam përqendrimi ku kanë vdekur 200 hebrenj. Në thelbin e vet s’ka të bëjë, sepse ti që qenke një popull i mirë dhe i dashur, si ka mundësi që ndërtoke diktaturën më të egër ndaj vetë shqiptarëve.

Kjo është hipokrizi që ia shesim të huajve. Ky e ka lënë Shqipërinë me një helikopter dhe botës i mburret se po marrim afganët. Atit i intereson më shumë mbështetja e amerikanëve se sa e shqiptarëve, sidomos kur ka dhe një opozitë siç kjo që kemi, e ka dhe më të lehtë. Me ndihmën e amerikanëve me këto pazare që ka bërë e ka më të lehtë për të dominuar opozitën. Këtu kemi të bëjmë me një manipulim të madh, me një dështim të madh nga ana tjetër që shqiptarët duhet t’i bëjë të reflektojnë dhe reflektimi të çon te demokracia. Edhe reagimi i Lulzim Bashës dha sinjalin që kishte interes. Edhe nëse ai do të ishte kryeministër do të merrte të njëjtën hap.

Por duhet të mendosh, por sikur ikin amerikanët nesër, çfarë do të bëhet me vendin tonë. Shqetësimi im kryesor ishe ky. E para pse ne kemi opozitën? E kemi për të përfaqësuar palën tjetër, që kanë interesa të tjera. Nëse opozita mendon për fatet e vendit, unë mendoj, se nuk duhet të thoshte që jemi kundër, por duhet të ishte pjesë në një farë mënyre. Në 98 mbaj mend që u hoqën kioskat në qendër të Tiranës. At i hoqi Ilir Meta dhe Edi Rama. Megjithatë u morën vesh me opozitën, sepse kishte forcën e vet. U morën vesh. Sa do të vijnë? Jemi 2 milionë, jemi me një helikopter. Austria thotë s’i marr. Kemi qenë pjesë e koalicionit dhe si pjesë e NATO-s kemi pjesën tonë. Ky kryeministër donte të sillte armët kimike. Pse? Për imazhin e tij dhe mbështetje amerikane. Rëndësi ka të ketë mbështetje. Kjo politikë duhet ndryshuar. Ky është problem. Unë mendoj që përderisa vetë SHBA, janë aq kritikë, një gjeneral i madh i flotës amerikane, kishte thënë më vjen turp që jam amerikan. Shtypi amerikan thotë ky ishte sajgoni i Biden. Ka kritika për këtë dështim, kanë vdekur 240 mijë njerëz, janë harxhuar tre trilionë dollarë. Kanë vdekur 5 mijë amerikanë.

Tani të gjitha armët moderne ranë në duart e amerikanëve. Pse Shqipëria duhet të thotë Amerika dhe mbyll sytë nga çdo gjë. Jo. Pse nuk ndodh kjo në vendet e tjera demokratike? Sepse ato janë të përgjegjshëm përballë opinionit të tyre. Këtu ke politikanë të korruptuar, e manipulon sit ë duash, ke opozitë të korruptuar dhe e manipulon si të duash. Kjo është ti hedhësh hi syve njerëzve. Lexova prononcimin e Berishës. Përshtypja që më la mua është që është nën trysninë e atij presioni që i kanë bërë. Sepse ka qenë vetë kështu, kur ka qenë në pushtet. Nuk ngrinte problemet që ngrinte opozita, sepse ka detyrë dhe ai të merret vesh dhe me opozitën për këtë punë, të ketë transparencë, të marrë vendim kontekstual, mungonin edhe te Berisha.

Sigurisht ai e vendoste theksin te një e vërtetë, që këto veprime nuk bëhen për arsye të shqiptarëve, por as të afganëve, por që të kesh mbështetje politike nga amerikanët dhe në saj të asaj mbështetje bën ç’të duash këtu. Kur ndodhi pandemia në fillim çoi mjekët në Itali, i mikloi shqiptarët që ne po shpëtojmë italianët. Përfundimi cili ishte? Pas një viti e ca kanë vdekur tre herë më shumë nga COVID-i, por s’janë shpallur, këta kanë deklaruar 2.500 nga COVID-i e mbi 7 mijë s’i dihet nga kanë vdekur. Kjo është të bësh fasadën”, vijoi ai.

Si përfundim, Lubonja argumentoi se përse shqiptarët dhe elita politika në vend, pranon propozimet e bëra nga SHBA.

“Politika mendon njësoj, ajo që mendon njësoj është mungesa e personalitetit, sigurisht dhe mungesa e ndershmërisë, që dikush ngre hipotezën që këta kanë frikë dhe ngre tezën se dalin non grata. Po të jesh non grata vendoset SPAK në veprim.

Por është dhe miti, kur thua që amerikanët na kanë ndihmuar. Sepse mitet prandaj përdoren, për të sunduar popujt dhe nuk shihet me sy kritik Amerika. Sepse rasti konkret e tregon se ja si ikën në Afganistan, kanë harxhuar 2 mijë miliardë dollarë, s’duhet të…. Kur Ramës i thoshin që ka avionë me drogë që fluturojnë, ai thoshte po partneri ynë i madh s’do thoshte gjë për këtë gjë.

Jo pra, sepse ke bërë marrëveshje me afganët, muxhehadinët. Ky ishte sajgoni i Biden është përdorur. Kam parë një dokumentarë për luftën në Vietnam, aty citohet një funksionar i lartë, e kur thotë pse po ngulmojmë në Vietnam, derisa u dogjën disa priftërinj budistë, mësuan çfarë diktature ishte në Vietnamin e Jugut. Ai zotëria thoshte në dokumentar që ne po rrimë këtu për interesat e Amerikës, sepse nuk japim mesazhin që ne dështojmë.

Këto gjëra duhet ti shohim, as është interesi amerikan dhe sa se ne kemi dinjitet të shohim këto dhe të themi ju jemi mirënjohës, por deri këtu”, tha Lubonja
Burimi/Tellalli.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button