fbpx
AktualitetLajmeSport

Historike! Rei Manaj përmbush ëndrrën e madhe, Barcelona del me deklaratë zyrtare

Historike! Rei Manaj përmbush ëndrrën e madhe, Barcelona del me deklaratë zyrtare
Gerard Pique ka pranuar uljen e ndjeshme të rrogës së tij, sa për t’i mundësuar Barcelonës regjistrimin e tre futbollistëve për sezonin e ri. Fjala është për federimin në La Liga të Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj.

Pra, diçka historike për sulmuesin tonë të kombëtares, i cili do të jetë pjesë e ekipit të parë katalanas dhe mund të luajë qysh nesër kundër Real Sociedad, në atë që do të jetë ndeshja e parë e sezonit të ri.

Kjo u njoftua nga Barça përmes një deklarate të lëshuar pak para konferencës për shtyp të Ronald Koeman. Në këtë mënyrë, pezullimit të regjistrimit të përforcimeve të kësaj vere i jepet fund, pasi ishte e mundur që procedurat të kryeheshin në kohë.

“FC Barcelona ka qenë në gjendje të regjistrojë Memphis, Eric Garcia dhe Rey Manaj në Ligën Profesionale të Futbollit. Kjo ka qenë e mundur falë marrëveshjes së arritur me Gerard Piqué. Kapiteni i dytë i Barcelonës ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën e tij”, – thotë klubi katalanas në deklaratë.

Barça donte të nënvizonte predispozitën e qendërmbrojtësit të saj për të ulur pagën dhe për ta ndihmuar klubin në një situatë kaq të vështirë ekonomike.

Memphis celebra su gol ante el Stuttgart con Griezmann y Riqui Puig

Duhet mbajtur mend se Emerson Royal ishte regjistruar tashmë, ndërsa regjistrimi i Kun Agüeros mund të bëhet më vonë, siç e lejojnë rregulloret. Argjentinasi është i dëmtuar dhe do disa javë të rikuperohet, kështu që situata e tij në nivelin “burokratik” nuk e shqetëson Barçën.

Në mënyrë të ngjashme, Barça tregoi se vazhdon të punojë me lojtarë të tjerë për rregullimin e pagës: “Klubi vazhdon të punojë së bashku me dy nga katër kapitenët, si Sergio Busquets dhe Jordi Alba për të arritur reduktimin e pagave të tyre. Në këtë kuptim, duhet të theksohet se predispozita nga ana e të dy lojtarëve është totale dhe absolute.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button