fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Pogradec/ Në lule të rinisë, ky është 18-vjecari që humbi jetën në aksidentin

Një 18 vjeçar ka humbur jetën në Pogradec si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se viktima është M. T. 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec i cili ishte pasagjer në një makinë tip Opel që ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Mulliri Katjelit.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka rënë në pranga shoferi E.H 22 vjeç, i cili gjithashtu është lënduar.
“Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. e.su./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button