fbpx
AktualitetKurioziteteLajmePolitika

Nikollë Lesi e quan të mbyllur misionin e PD dhe LSI: Rama i ha të gjallë Bashën e Kryemadhin, duhet opozitë e re

Nikollë Lesi e quan të mbyllur misionin e PD dhe LSI: Rama i ha të gjallë Bashën e Kryemadhin, duhet opozitë e re

Botuesi i gazetës Koha Jonë Nikollë Lesi vijon të sulmojë opozitën, duke treguar se nuk është në gjendje me këtë ekip dhe përbërje të vijë në pushtet.

Lesi thotë se duhet një opozitë e re dhe emra të rinj për të bërë oponencë ndaj qeverisë Rama, duke kembengulur se PD e LSI e kane mbyllur misijonin e tyre.

Në editorialin e publikuar në “Koha Jonë”, thuhet se “Edi Rama i ha si karkaleca të gjallë Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën”.

Gjithashtu, Lesi thotë se emrat aktualë të opozitës janë mjaft të atakuar dhe nuk ngjallin besim tek publiku.

Drejtuesi i Koha Jone ne editorialin me titull: A duhet nje opozite e re?!, nenvizon se:

“PD dhe LSI e provuan misionin e tyre deri më 25 prill.

Dështuan!

A meriton ky popull një qeveri tjetër?

Patjetër që PO!

A e rrëzon kjo opozitë, PD dhe LSI, kryeministrin e sotëm, Edi Rama?

Jo dhe JOOOO!

Po si i bëhet që qytetarët shqiptarë të gjejnë një zgjidhje tjetër, ndryshe nga këto që kemi nëpër këmbë?

Duhet OPOZITË e RE!

Natyrisht që duhet, por kush do ta themelojë? Si do dali kjo Opozitë e re; nga kulisat e përhershme 30 vjeçare apo nga copat që teprojnë nga PD dhe LSI?

Natyrisht që duhet krejt e re, pa asnjë lidhje me PD, PS dhe LSI!

Një opozitë që del nga zemërimi dhe shpirti i popullit dhe pa asnjë lidhje idelogjike apo nepotike me këto tre parti, të cilat me radhë e kanë ngadalsuar rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Dikush më pak e dikush më shumë, por që të trija janë bashkëpërgjegjse të keqqeverisjes dhe rritjes së korrupsionit në vend.

Shqipëria ka nevojë për diçka të re, krejt të re dhe pa asnjë lidhje me asnjë nga këto emrat e këtyre 30 vitëve.

Asnjë lidhje as me partizat e krijuara këto vitet e fundit.

Që duhet (po e kërkon me shumë se gjysma e popullit), por si dhe kur do të dalë.

Kjo është çështja!

Edi Rama do qeveris, sipas Kushtetutës edhe 4 vite të tjera, por nuk duhet lenë të mbarojë mandatin.

A mund ta rrëzojnë PD dhe LSI?

As që flitet fare!

Këto dy parti, Edi Rama i ha të gjalla si një karkalec në guzhinën e kryeministrisë kur fton ndonjë mik VIP!

Atëhere duhet OPOZITA E RE!

Në Itali, në Greqi, Kosovë e Mal të Zi dolën element opozitarë dhe rrëzuan partitë tradicionale. Në gjithë Lindjen ish-komuniste janë shkatërruar ose janë dobësuar partitë tradicionale, kurse në Shqipëri veçse janë forcuar.

Janë forcuar në pushtet dhe me korrupsion.

Atëhere si do bëjmë që OPOZITA E RE të dalë në skenë dhe që populli i pjesës gri, që është diku te 30 përqind, por edhe të pakënaqurit nga PS, PD dhe LSI të bashkohen si një ortek për rrëzimin e këtyre tre partive?

Kjo është një pyetje 1 milion dollarëshe!

Por që duhet një OPOZITË E RE, duhet!

Popullit e pret!

Kur do lind OPOZITA E RE?

Sa më shumë vonon lindjen opozitarizmi real dhe i panjollosur me korrupsion, aq me gjatë do kemi Edi Ramën në pushtet.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button