fbpx
LajmeShow-Biz

Fqinji u dënua me 4 vite burg, detaje të reja nga rasti i përdhunimit të Miss-it shqiptar (FOTO)

Janë zbuluar detaje të reja nga historia shokuese e Miss Kosovës, Tuti Sejdiu.

Së fundmi, “Gazeta Express” ka bërë publike aktgjykimin mbi çështjen e saj, por nuk përmendet fakti se ajo është përdhunuar apo trafikuar nga fqinji i saj, siç dhe ajo ka deklaruar.

Duke u bazuar në këtë aktgjykim, i pandehuri është arratisur në Serbi kur familja e të miturës zbuloi lidhjen e tyre. Në dëshminë e tij ai ka treguar se çdo gjë ka ndodhur me dëshirë.

“A.K. 1981, është fajtor sepse gjatë muajit shtator të vitit 2015 në vende të ndryshme në Gjilan, e pastaj më 26 shtator të vitit 2015 rreth orës 01:00, te moteli “C…”, në rrugën Gjilan-Ferizaj dhe gjatë qëndrimit të qytetit Shabac të Serbisë nga data 1 tetor 2015 deri më datën 6 tetor 2015 e ka keqpërdor seksualisht personin nën moshën 16-vjeç, tani të dëmtuarën e mitur Sh.S. e lindur në vitin 2002, duke kryer marrëdhënie seksuale me të. Pasi që është zbuluar lidhja e të miturës me të pandehurin nga të afërmit e saj, i akuzuari është arratisur në Serbi.

Ndërsa më 15 tetor 2016 ai është dorëzuar në stacionin policor në Gjilan. Është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”. Gjykohet me burgim në kohëzgjatje prej 4-vjetësh”, -thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button