fbpx
AktualitetLajme

“Jemi shumë të mërzitur”, plas protesta në Kamëz se policia nuk i lë njerëzit të bëjnë dasma

Pronarët e lokaleve të dasmave në zonën e Kamzës kanë dalë sot në protestë.

Biznesmenët shprehen përpara kamerave se organizimi i dasmave lejohet në Tiranë dhe Durrës, ndërkohë që në Kamëz policia po kryen një reprezalje të lokaleve të dasmave dhe restoranteve me kontrolle të shumëfishta brenda ditës.

Biznesmenët kërkojnë që ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe ata të mos trajtohen si kriminelë, por të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre sipas protokollit në fuqi.

Sipas njërit prej tyre kjo situatë do të detyrojë organizimin e dasmave në ambiente shtëpie, çka mund të sjellë helmimin e qytetarëve në këto temperatura të larta.

“Ne për një dasëm duhet të punësojmë 30 punëtorë, edhe ata do të na ikin pasi nuk presin dy vjet për të bërë një dasëm. Vetëm Kamza nuk bën dasma. Nëse nuk na jep një zgjidhje zonja ministre, ne do të kemi probleme me dasmorët. Nëse dasmën nuk e bëjmë në lokal dasma do të bëhet në shtëpi, do të helmohen në shtëpi. Nuk e di pse nuk lejohen dasmat në zonën e Kamzës. Policia vjen çdo sekond, saqë tremben dhe fëmijët, sikur me qenë kriminel dhe jo me bo dasma.

Ligji është i barabartë për të gjithë, vijnë dasmorët e thonë po nuk i bëtë ju i bëjmë në Tiranë. T’ju bëj një pyetje, a bëhen dasmat a nuk bëhen? Nuk kemi me pagujt drita, kemi falimentu totalisht. Ligji duhet të jetë i barabartë. Ju më thoni ka njerëz a nuk ka njerëz në lokale. Kudo lejohet, po ne ca jemi? Ligji mbase është më i butë atje, te ne ndalohet. Policia është gjatë gjithë kohës në kontroll. Jemi shumë të mërzitur që ky dallim po bëhet për Kamzën. Vetëm shteti mund ti japë zgjidhje. Është katastrofë. Ne me shtetin nuk zihemi dot, na shtyp me këmbë. Dasmat vetëm më Kamëz nuk bëhem, policia është në vëzhgim, 10 herë në ditë, po i tremb fëmijët”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button