fbpx
AktualitetLajmeShqiperia

Blendi Fevziu është fëmijë i birësuar, bëhet publike historia e jetës së tij

Blendi Fevziu është një ndër moderatorët më të njohur shqiptar dhe jeta e tij private shfaq gjithmonë interes. Moderatori i cili prej 20 vitesh ishte në krye të emisionit “Opinion” mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij familjare.

Por, a keni ditur se vetë Blendi është fëmijë i birësuar? Mbiemri i tij i parë nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi, ndërsa ky lajm është bërë i njohur.
Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi. Ka qenë Ali Fevziu, i njohur si daja i nënës së gazetarit, ai që e ka birësuar Blendin në një moshë të brishtë.

Në vitin 1983, kur Fevziu mbushi 14 vjeç, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.
Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit dhe kjo shpjegon edhe lidhjen e Fevziut me Toptanajt, familjen e vjetër Tiranase dhe pronat e tyre.

Rreth 6 vite më parë gazetari iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, me një kërkesë padi, ku kërkonte të trashëgonte pasurinë dhe pronat e birësuesit të tij, Ali Fevziu i njohur edhe si nipi i familjes Toptani.

Në atë kohë Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, në dy raste të ndryshme vendosi të pranonte kërkesë-paditë e gazetarit Blendi Fevziu dhe motrës së tij Nevis Bregasi, që të trashëgojnë pasuritë dhe pronat e nenës së tyre Resana Rozana Bregasi dhe dajës së nënës se tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button