fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Para gjashtë viteve Vuçiq ishte në Srebrenicë, këto janë pamjet kur vendasit e gjuajtën me gurë (VIDEO)

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte qenë pjesëmarrës në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë pesë vite më parë, ndonëse zyrtarët serbë nuk pranojnë që ky gjenocid të ketë ndodhur.

Vuçiq, që atë kohë ishte kryeministër i vendit, është një ish radikal serb i cili shërbeu nën regjimin e Sllobodan Millosheviq në vitet e 90’ta.

Mijëra persona që ishin mbledhur të kujtonin viktimat e këtij gjenocidi nuk e kishin pritur mirë faktin se një ish nacionalist radikal, që një kohë kishte deklaruar se “për një serb të vrarë do vrasim njëqind mysliman”, po vizitonte vendin e masakrës më të madhe në Europë prej Luftës së Dytë Botërore.

Ata hodhën gurë dhe gjësende drejt Vuçiqit i cili u largua nën mbrojtjen e truprojave të tij dhe të forcave të sigurisë së Bosnjës.

Menjëherë pas incidentit Vuçiq kishte akuzuar boshnjakët se kishin dashur ta vrisnin, ndërsa Ministria e Jashtme e Serbisë kishte dërguar një notë proteste ndaj Bosnjës.

Në Srebrenicë ishin vrarë përmbi 8 mijë persona dhe ishin varrosur në varreza masive në vende të ndryshme. Ende ka trupa që nuk janë gjetur ndërkohë që drejtësia ndërkombëtare nuk i ka arrestuar shumicën e fajtorëve të këtij gjenocidi. Edhe sot Serbia nuk pranon që në këtë vend ka ndodhur një gjenocid.

Ish-liderët e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq dhe Radovan Karadziq, janë kapur pas shumë viteve ikje dhe janë dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë.
https://www.facebook.com/watch/rferl/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button