fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Nga ballkoni i spitalit, Papa Françesku drejton meshën e së dielës

Papa Françesku u shfaq në publik për herë të parë qëkur iu nënshtrua operacionit për një problem në zorrën e trashë, një javë më parë. Duke qenë në gjendje të mirë shëndetësore, Papa, 84-vjeçar, udhëhoqi lutjet javore nga ballkoni i Spitalit Gemelli në Romë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë spitalit. “Jam i lumtur që jam në gjendje të mbaj takimin e së dielës Angelus edhe nga këtu”, i tha Papa turmës.

“E kam ndjerë thellësisht afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Faleminderit nga zemra”, tha ai.

Vatikani tha se Papa i është përgjigjur mirë trajtimit, por ende nuk dihet edhe sa do të qëndrojë në spital.

Në vitin 2014, Papa u detyrua të anulojë disa takime të rëndësishme, për shkak të një sëmundjeje në stomak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button