fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

“Jemi si në furrë”, pjesa perëndimore e SHBA me temperatura përvëluese

Vala brutale e të nxehtit po ndëshkon pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Temperaturat po shkojnë drejt thyerjes së rekordeve të të gjitha kohërave, me Kaliforninë që regjistroi një nga ditët më të nxehta të planetit.

Në qytetin shkretëtirë të Palm Springs, ku parashikohet një diell përvëlues përgjatë javës, vizitorët në qëndrën turistike bënë çfarë mundën për t’u freskuar dhe mbrojtur nga rrezet e forta.

“Vende si ky nuk duhet të ekzistojnë. Është shumë nxehtë. Po konsumoj sa më shumë ujë që mundem. Çdo ditë po pij ujë aq sa peshoj. Është e vetmja mënyrë që të mos më bie të fikët.”, u shpreh Jordan Leecohen, vizitore nga Los Angelos.

Ky i nxehtë është ai që prisja nga një zonë si kjo, prandaj është një arratisje nga vapa e Los Angeles, e cila është shumë e thatë.”, u shpreh një vizitor nga Los Angelos.

“Mënyra më e mirë për ta përshkruar, siç e tha dhe miku im, është ai momenti kur hap furrën dhe vala e të nxehtit të godet në fytyrë. Është ekzaktësisht e njëjta ndjesi.”, thotë një tjetër.

Restorantet dhe baret kanë vendosur sisteme freskimi me ujë në përpjepje për të mbajtur biznesin hapur. Por temperaturat arritën mbi 45 gradë celcius dhe kjo ndikoi punën e tyre paksa.

“Siç mund ta shihni pas meje, ne kemi freskuese me ujë dhe ato ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të freskuar klientët. Funksionojnë shumë më mirë kur lagështia është në nivel të ulët.”, shprehet Mindy Reed, pronare restoranti.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara lëshoi një alarm për temperatura shumë të larta dhe u kërkoi qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të shmangin ekspozimin e drejtëpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht të rinjt dhe të moshuarit. Ndërkohë, të dielën në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, termometri shënoi 54 gradë celcius, duke e konfirmuar si një ndë rvendet më të nxehta të botës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button