fbpx
Show-Biz

Ermal Mamaqi Paska Kaluar Fëmijëri Të Vështirë, Tregon Se Nuk Ka Pasur Para: Nuk Kisha Ma Pagoi Një….

Ermal Mamaqi paska kaluar fëmijëri të vështirë, tregon se nuk ka pasur para: Nuk kisha ma pagoi një….

Ermal Mamaqi ka ndarë sot në rrjete sociale një histori nga fëmijëria ku tregon sesi asokohe kishte shumë dëshirë të mësonte kitarën, por nuk kishte mundësi ekonomike.

Dikush e ndihmoi të vazhdonte kursin, por Ermali e mësoi pas shumë vitesh se ky person ishte Toni Gogu.
Producenti tregon se nuk e ka falenderuar ndonjëherë sepse nuk donte ta zbulonte që e kishte mësuar identitetin e personit që financoi kursin e tij, por shprehet se nëse Parlamenti do kish më shumë njerëz si Toni, do ishte një bekim për gjithë Shqipërinë.

Postimi i Ermalit: “Ky është Toni. Toni Gogu. E kam pasur udhëheqës për jetën në momentet më delikate, në adoleshencë. I jam mirënjohës për një pjesë të rëndësishme të edukimit tim shpirtëror. Por dhe për diçka që ai nuk e mbante mënd… Në 1998 isha një 16 vjeçar pa mundësi ekonomike… Ama isha shumë i lumtur që kisha blerë biçikletë, me lekët e mija.
Doja shumë të mësoja kitarën por e kisha të pamundur të paguaja kursin…

Një mik nga Kisha Rilindja (Adi Sipri) më jep një lajm që më hodhi përpjetë nga gëzimi. Dikush do financonte kursin tim… Por nuk e thosh emrin. Nuk dija kë të falenderoja atëherë… ishte mister i bukur. Mbas shumë vitesh e marr vesh në një ritakim miqsh që financuesi ishte Toni. Toni në mënyrë misterioze paguante kursin tim, dhe unë mësova kitarën. Dhe nuk e kam falenderuar ndonjëherë sepse nuk doja tja prishja zbulimin tim kokëfortë.

Por kjo tani nuk është kthim nderi, ose shpagim. E besoj vërtetë këtë njeri të pastër dhe të mënçur. Vlerat e tij janë të rralla. Po të shohësh familjen e tij kupton shumë. Ka mbetur i njëjti. Lus Zotin ta lejoni tju tregojë se çdi të bëjë. Unë e njoh dhe ju siguroj që nëse Parlamenti do kish më shumë njerëz si miku im Toni, do ishte një bekim për gjithë Shqipërinë. Suksese Toni Gogu. Shihemi në majë… #tek nr 12 do kërkoj nr 11”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button