fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Dyshohet për një të infektuar me variantin Delta në Shqipëri. Çfarë duhet të dimë lidhur me simptomat

Një person në Shqipëri dyshohet të jetë i infektuar me variantin Delta të koronavirusit, i njohur edhe si varianti indian.

Sipas A2, mësohet se ky person ka ardhur ditët e fundit në vendin tonë nga Britania dhe ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit Delta.

Deri tani ende nuk ka konfirmime nga autoritetet vendase, por para dy ditësh sinjalet për prezencën e variantit Delta u dhanë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila pranoi se një sërë testesh të dyshuara janë dërguar në Gjermani për konfirmim.

Por cilat janë simptomat e këtij varianti që mund të na tregojnë se jemi infektuar?

Shkencëtarët nuk kanë ende të dhëna përfundimtare për të treguar nëse simptomat e variantit Delta ndryshojnë nga ato të shkaktuara nga variante të tjera.

Por pas një studimi të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku 19 nga 20 raste të reja të COVID-19 janë nga varianti Delta, ata kanë dalë në disa përfundime, duke listuar simptomat e mëposhtme:

-dhimbje koke

-rrufë

-dhimbje fyti

-teshtitje

-kollitje e vazhdueshme.

Simptomat të cilat ishin më te theksuara në versionin e mëparshëm si humbja e nuhatjes apo ethet, në këtë variant pakësohen.

Studiuesit që qëndrojnë pas studimit pranojnë se ka disa arsye për këto ndryshime në simptomat kryesore, që nuk lidhen drejtpërdrejt me variantin delta, por me procesin e vaksinimit dhe mënyrën sesi reagojnë njerëzit që kanë qenë infektuar më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button