fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Pse dietologët këshillojnë të konsumoni më shumë cironka?! Ja përfitimet shëndetësore.

Ky peshk në dukje i vogël, përmban disa përfitime të mëdha shëndetësore, duke rivalizuar edhe peshqit e tjerë si për shembull salmoni.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet se pse ky peshk është kaq i mirë për shëndetin dhe rekomandohet kaq shumë nga dietologët.

Janë një burim i shkëlqyeshëm i Omega-3

Cirobkat janë një tjetër burim i shkëlqyeshëm dhe i nënvlerësuar i omega-3, thonë dietologët.

Yndyrnat omega-3 janë përgjegjëse për uljen e niveleve të triglicerideve në gjak, një veprim që kontribuon në parandalimin e arteriosklerozës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve që prekin zemrën dhe arteriet.

Cironkat kanë sasi të larta të vitaminës B12

Cironkat janë gjithashtu jashtëzakonisht të larta në vitaminë B12.

Vitamina B12 luan një rol të madh në ruajtjen e funksionit nervor të trupit tuaj dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Ju mund të siguroni rreth 555% të vlerës tuaj ditore me një racion sardelesh.

Kockat e tyre përmbajnë kalcium

Kockat e cironkave janë plotësisht të ngrënshme, prandaj ky peshk është një burim i mirë kalciumit.

Një kuti sardelesh përmban rreth 44% të vlerës ditore të rekomanduar të kalciumit.

Ato përmbajnë sasi të ulta Mërkuri

Mërkuri është një përbërje helmuese e ngulitur në zinxhirin ushqimor të peshkut.

Krahasuar me të gjitha prodhimet e liqenit dhe të detit, cironkat përmbajnë nivelet më të ulëta të mërkurit.

Cironkat janë ekonomike dhe mund të qëndrojnë gjatë në raft

Një nga gjërat më të mira në lidhje me cironkat është se ato janë shumë të lira.

Plus, cironkat e konservuara mund të ruhen për një kohë më të gjatë dhe mund t’i konsumoni kur të dëshironi.

Sidoqoftë, kur blini cironka, lexoni me kujdes etiketën e ushqimit për të kontrolluar përmbajtjen e natriumit. Sasitë e larta të natriumit janë të dëmshme për organizmin.

Përmbajnë shumë proteina

Peshku është i mbushur me proteina dhe cir9nkat nuk bëjnë përjashtim.

Një kanaçe ka gati 23 gram, kështu që ju mund të mbështeteni te ky peshk i vogël për të plotësouar nevojën ditore për proteina./Agroweb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button