fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Finalja e EURO 2020/ Anglia dhe Italia në ‘Wembley’, ja formacionet e mundshme

Finalja e EURO 2020/ Anglia dhe Italia në ‘Wembley’, ja formacionet e mundshme

Finalja e EURO 2020/ Anglia dhe Italia në ‘Wembley’, ja formacionet e mundshme
Euro 2020 tashmë është gati të mbyllë siparin e tij. Italia dhe Anglia do të luajnë për titullin e më të mirit sonte në orën 21:00, për të mbyllur kështu një kampionat të mrekullueshëm por edhe shumë të veçantë.

Në gjysmëfinale skuadra e Mancinit kaloi pasi mposhti Spanjën me penallti, ku ishte më efektive në gjuajtjen e tyre, duke humbur vetëm një goditje dhe duke përfituar nga dy gabimet të La Rojas. Ndërsa ekipi i Gareth Southgate kapërceu Danimarkën në kohën shtesë me një penallti mjaft të ‘diskutueshme’ nga shumë njohës të futbollit.

Anglia do të luajë në Uembley për titullin e tyre të parë në Kampionatin Evropian për të bërë historinë, ndërsa Italia për të rikthyer në Romë trofeun pas 6 dekadave mungesë.

Të fundit e ka fituar në vitin e largët 1960. Italia mund të bëhet kështu e katërta që e fiton më shumë se një herë trofeun së bashku me Gjermaninë, Spanjën dhe Francën ndërkohë që Anglia do ta shtonte emrin te libri i artë.

Në përgjithësi këto dy skuadra janë takuar 27 herë, Italia ka dhjetë fitore, Anglia tetë, ndërsa nëntë ndeshje kanë përfunduar baras. Italianët në këto përballje kanë të shënuar 31 gola, ndërsa anglezët dy më shumë.

FORMACIONET E MUNDSHME

ITALIA: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Jorginho, Barella, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaë; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Kane

Pesë duelet e fundit mes këtyre dy kombëtareve:

2018 miqësore, Angli 1–1 Itali

2015 miqësore, Itali 1– 1 Angli

2014 Kupa e Botës, Angli 1–2 Itali

2012 miqësore, Angli 2–1 Itali

2012 Kampionat Evropian, Angli 0–0 Itali (në penallti ka fituar Italia 4-2)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button