fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Argjentina mposht Brazilin në finalen e Kupës së Amerikës, Messi fiton trofeun e parë me kombëtaren

Argjentina mposht Brazilin në finalen e Kupës së Amerikës, Messi fiton trofeun e parë me kombëtaren
Pas shumë sukseseve te Barcelona, Lionel Messi më në fund arriti të fitonte një trofe edhe me Kombëtaren e Argjentinës.

Skuadra bardhekaltër mundi 1-0 Brazilin në finalen e Kupës së Amerikës, falë një goli në mes të pjesës së parë nga Angel di Maria.

Argjentina siguroi kështu trofeun amerikano-jugor për herë të 15, por ishte hera e parë që kur Messi është pjesë e skuadrës.

Sulmuesi i Barcelonës e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë, me 4 gola, bashkë me Neymar, dhe të dy u shpallën edhe lojtarët më të mirë të turneut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button