fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

“Shumë e zhveshur”, modelja turke nuk lejohet të hipë në avionin amerikan

Një bodybuilder dhe modele fitnesi turke që jeton në SHBA është ndaluar të hipte në një fluturim në Teksas pasi stafi i American Airlinese e konsideroi veshjen e saj si shumë të papërshtatshme.

26-vjeçarja Deniz Saypinar, e cila u zhvendos në SHBA për të shmangur mjediset konservatore në vendlindjen e saj, mbeti në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas/Fort Worth në shtetin amerikan të Teksasit.

E indinjuar, Saypinar ndau me një milion ndjekësit e saj në Instagram këtë histori:

“Ju kurrë nuk do ta besoni atë që më ndodhi në Aeroportin e Teksasit. Më pëlqen të vesh rroba femërore që zbulojnë linjat e mia, por kurrë nuk vishem në një mënyrë që të ofendoj ndokënd. Unë jam mjaft e pjekur dhe e civilizuar për të ditur se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të vesh”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button