fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Gjykatësit italian i vodhën sendet personale në Golem, policia njoftim zyrtar: Një person i mori çantën, jemi në ndjekje të autorit

Policia ka reaguar pas grabitjes që iu bë gjykatësit italian në Golem. Me anë të një njoftimi zyrtar, ata tregojnë se ka qënë vetë shtetasi italian, i cili ka kryer një kallëzim pasi një person i ka vjedhur çantën me sendet personale dhe me një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orën 11:30 në vendin e quajtur ‘Mali i Robit’. Italiani ka treguar se në momentin që ka ndaluar për të rregulluar mjetin, pasi kishte një defekt teknik, ka ndodhur grabitja.

Policia shton se është kryer sekuestrimi i kamerave të sigurisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./m.j

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button