fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Ambasada e Greqisë jep njoftimin e rëndësishëm: Pika Kufitare e Mavromatit 24 orë në shërbim, hapet edhe dogana e Mertzanit.

Pika kufitare e Mavromatit do të jetë e hapur përgjatë 24 orëve për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt shtetit grek. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Greke në Shqipëri, përmes një njoftimi në rrjete sociale.
Duke filluar nga 13 korriku edhe pika kufitare e Mertzanit do të qëndrojë e hapur nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë.
Kushtet për të hyrë në territorin e shtetit grek, mbeten të njëjta me ato që ishin deklaruar më herët.
Njoftimi i ambasadës greke:
Sipas Vendimit me Nr. Δ1α/ΓΠ.οικ.42638/07.07.2021 (ΦΕΚ Β’ Αρ. 2978) pika kufitare e Mavromati tashmë funksionon gjatë 24 orëve pa limit maksimal të personave që lejohet të hyjnë, ndërsa edhe pika kufitare e Mertziani do të funksionojë nga data 13/07 nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë.
Kushtet për të hyrë në Greqi mbeten të njëjta me ato që ishin të vlefshme deri tani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button