fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

A po e njeh Greqia Kosovën? Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias takon Matthew Palmer

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka takuar zëvendës-ndihmësin e sekretarit e shtetit Matthew Palmer, në kohën kur po flitet për një lëvizje të pozicionit grek drejt njohjes së Kosovës dhe pas deklaratës së vetë kryediplomatit grek se pavarësia e Kosovës është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Dendias ka shkruar se BE dhe SHBA kanë koordinim të ngushtë për perspektivën evropiane të Ballkanit.

“Pata një takim me Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Matthew Palmer në Forumin e sotëm të Dubrovnik.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë koordinim të ngushtë për të adresuar sfidat në rajon, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor”, ka shkruar Dendias. TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button