fbpx
AktualitetBotaPolitika

Yuri Kim përzgjedh emrat që do të goditen nga SPAK? Nano jep mesazhin e papritur

Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Teksa foli për aksionet e fundit të SPAKO, Nano tha se ambasadorja Yuri Kim nuk ka ndikim tek emrat që do të goditjen.

Pyetja: Ambasadoren Juri Kim e shohim aktive ne nxitjen e punës së SPAK. Mendoni se ka rol ambasadorja amerikane ne atë qe mund ta quajmë listë e zeze e Prokurorisë së Posaçme, pra përzgjedhjen e emrave që goditen?

Nano: Nuk besoj, do ishte në nivelet e estradës nëse ajo do informohej se kush është kryebashkiaku i Lushnjës. Ajo është shumë aktive, por kjo është ambasadorja amerikane gjatë punës së të cilës kanë ndodhur ngjarje shumë interesante. SPAK-u nuk e besoj se kontrollohet nga amerikanët në detaje të tilla, rolin e tyre e shoh nxitës por jo diktues. Nuk kam fakte për ta thënë këtë gjë.

Pyetja: Po flasim për një kryebashkiak me 3 mandate dhe ish-deputet po ashtu. Përtej përgjegjësisë individuale, a duhet të mbajë përgjegjësi Partia Socialiste për krijimin e te ashtuquajturve “feudeve* lokale te drejtuara nga njerëz me probleme me ligjin?

Nano: Absolutisht. Njerëz që janë zgjedhur nga populli dhe kanë abuzuar, ndërkohë që PS ka përgjegjësinë e përzgjedhjes. Përveç përgjegjësisë unë u heq kapelën këtyre që nuk i marrin në mbrojtje. Është medalje me dy anë edhe për qëndrimin që është mbajtur edhe për përgjegjësinë për përzgjedhjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button