fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Studimi i ri/ Kush ka kaluar koronavirusin, ka imunitet natyror për disa vite

Studimi i ri/ Kush ka kaluar koronavirusin, ka imunitet natyror për disa vite

Paralelisht me kohëzgjatjen e pandemisë, studiues nga e gjithë bota nisën punën për të parë se sa të mbrojtur ishim nga virusi i ri, si ata që fituan mbrojtje në rrugë natyrore e të tjerë që u imunizuan përmes vaksinës.

Ndërsa për të dytën ka rezerva e studime shpesh kontradiktore, për antitrupat e krijuar në rrugë natyrale ka vetëm një zë, i cili është rritur me kohëzgjatjen e SARSCOV-2. Deri dje, studiuesit flisnin për mbrojtje me disa muaj, aq sa gjati studimi i nisur që në krye të herës me shpërthimin e pandemisë.

Tanimë, iu referohen pak viteve. Sa pak? Studiuesit elitarë të Universitetit të Oksfordit, në analziën e detajuar të ndarë sipas gjinisë, por edhe etniteteve, e çojnë kohëzgjatjen e imunizimit natyror në një mesatare nga 1.5 deri në 2 vite.

Një lajm i mirë ky, që si përherë është eksperti i shëndetit publik, akademiku Ilir Alimehmeti, që e bën publik dhe interpreton.

STUDIMI

Pas hulumtimit të 7.256 personave të infektuar me SARS-CoV-2 ndërmjet datave 26 prill 2020 dhe 14 qershor 2021, studiuesit gjetën se imuniteti i ofruar nga antitrupat zgjat shumë më shumë se sa ishte menduar më parë, sipas epidemiologut Alimehmeti.

“Niveli 6 ng/ml, që përllogaritet si efektivitet 50% kundër formës së rëndë të sëmundjes, zgjat: 1.140 ditë (interval 781 – 1.966) te femrat dhe 819 ditë (interval 605 – 1.158) te meshkujt.

Niveli 28 ng/ml, që përllogaritet si efektivitet 50% kundër riinfektimit, zgjat: 673 ditë (interval 418 – 1.196) te femrat, dhe 495 ditë (interval 330- 737) te meshkujt”, saktëson me terma shkencorë eksperti i shëndetit publik, teksa shton se sa më shkumë kohë kalon, literatura shkencore po mbështet kohën e gjatë të mbrojtjes natyrore që kanë personat që ia dolën përballë covid-19.

Një tjetër e dhënë me rëndësi lidhet me faktin se pavarësisht rënies në mënyrë eksponenciale të antitrupave, nëse ky proces ngadalësohet, ato zgjasin më shumë. Gjithashtu, përgjigjet e kujtesës mund të nënkuptojnë se mbrojtja zgjat shumë më gjatë sesa periudha e niveleve të matshme të antitrupave.

Si përfundim, studiuesit e Universitetit të Oksfordit arritën në përfundimin se antitrupat e lidhur me mbrojtjen kundër riinfektimit ka gjasa të zgjasin mesatarisht 1.5 deri në 2 vjet, ndërsa ato që lidhen me infeksionet e rënda ka gjasë të zgjasin me vite.

Nisur nga kjo, Alimehmeti qetëson qytetarët duke iu kujtuar mbrojtjen që ofron natyra me shprehjen: “Zërini besë natyrës, ajo e di më mirë”.
Burimi/konica.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button