fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

RAMA “i përplas” në sy SHIFRAT kryebashkiakëve të tij: 88% të TENDERAVE i keni problematikë, vetëm 55%. Jo më gjoba, do DENONCOHENI NË SPAK

Kryeministri Edi Rama përball kryebashkiakët socialistë me shifrat e nxjerra nga auditimi i Agjencisë së Prokurimeve Publike, duke i paralajmëruar për atë që i pret.

Rama ka thënë se sipas të dhënave të APP, 88.5% e tenderave të Bashkive kanë rezultuar me probleme si fondi limit, përzgjedhje të pajustifikuara apo vendosje e kritereve të pakuptimta.

Kreu i qeverisë tha se Bashkive i janë dërguar rekomandime për të përmirësuar problemet e gjetura nga APP, por vetëm 55.2% e tyre kanë reaguar.

156 punonjës janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa 60 të tjerë me masë disiplinore, por Rama tha se kjo do të marrë fund, pasi nga sot këto gjetje do të denoncohen në SPAK.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Mos u përfshini në influencimin e prokurimeve publike, në kushtet kur drejtësia e re do të ketë gjithë mbështetjen time, kundër jush apo kujtdo që do të luajë me zjarrin. Nga 2020 deri në prill të 2021 janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik plot 1275 procedura, asistenca e APP është një asistencë teknike që i vjen në ndihmë çdo autoriteti kontraktor që ka sy për të lexuar, veshë për të dëgjuar. Ndër procedurat e asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me problematika. Dhe për këtë arsye Bashkive përkatëse i janë dërguar rekomandime përkatëse. 55.2 përqind e bashkive nuk kanë reaguar. Tani është fakt botërisht i njohur se celja me dorë e procedurës së tenderit si kostum me porosi e kërcënon drejtpërsëdrejti pjesëmarrjen dhe konkurrencën. Është një teknikë grabitqare e shëmtuar, dhe përjashtuese.

Nga shqyrtimi i të dhënave që janë asistuar nga APP rezulton se mesatarja e numrit të ofertave të kualifikuara në këto procedura është vetëm 2.1. nga ana tjetër, nga analiza e Bashkive në APP, rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, për më shumë se 50 për qind të procedurave kanë vetëm një operator. Po kështu nga hetimet administrative të kryera nga APP, nga viti 2020 dhe periudha janar prill 2021 rezulton se, pas hetimi arministrativ të 136 procedurave të prokurimit të kryera në Bashki, janë kosntatuar përzgjedhje të pajustifikuara, pa shpallje paraprake, probleme në fondin limit, vendosje të kritereve të veçanta që skanë lidhje fare me kontratën dhe si rezultat, janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe masë disiplinore 60 punonjës
Burimi/newsbomb.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button