fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Nisin sot fluturimet nga ‘Zayed-Flatrat e Veriut’/ Udhëtimi i parë tregtar Zyrih-Kukës dhe Kukës-Zyrih

Ditën e sotme nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’ . Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë do të jetë 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.

Aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut” u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra. Ndërkohë më herët është njoftuar se fluturimet normale nga ky aeroport do të nisnin në 15 korrik.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen. Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button