fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Në Itali kërkohet kompensim për vdekjet nga Covid-19

Më shumë se 500 familje që humbën të dashurit e tyre nga Covid-19 gjatë 2020 në Itali tanimë kërkojnë nga qeveria një total prej 100 milion eurosh kompensim.

Ata kanë dorëzuar kërkesën e tyre në gjykatë. Gjatë 2020 Italia pa shpërthimin më vdekjeprurës të koronavirusit në Europë. Avokatët që përfaqësojnë të afërmit e viktimave të koronavirusit paraqitën një dosje me më shumë se 2,000 faqe që përmban qindra dëshmi dhe prova të neglizhencës sistematike nga autoritetet italiane, e cila pretendohet se shkaktoi vdekjen e mijëra njerëzve.

Në një raport të publikuar më herët nga The Guardian tregonte se vendi kishte një plan pandemik të vjetër dhe joadekuat. Autoritetet italiane dyshohet se nuk e azhurnuan atë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve krijuan udhëzime të reja.

Dosja përfshin gjithashtu gjetjet e fundit se koronavirusi ishte përhapur në të gjithë vendin, javë para se të zbulohej zyrtarisht rasti i parë dhe autoritetet nuk ndërmorën asnjë masë.

Sipas të dhënave mjekësore, një burrë në të 50-at e tij u pranua në spital me pneumoni në fund të Janarit 2020 në Bergamo, Lombardia. Sipas ekspertëve, ky informacion mund të ndryshojë kronologjinë e pandemisë në Itali. Disa mjekë në Lombardi, rajoni më i prekur, raportuan se kishin parë raste të pneumonisë së rëndë në pacientë në fund të Dhjetorit 2019.

Pavarësisht kësaj, institucionet nuk i morën parasysh thirrjet. Italia ishte vendi i parë që u godit nga pandemia dhe ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve të lidhura me Covid, mbi 127 mijë pas Britanisë së Madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button