fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Në dosjen “Tushe”, edhe një gazetar i njohur

Në dosjen “Tushe”, edhe një gazetar i njohur

Gazetari Arsen Rusta i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv, tha se në përgjimet e SPAK-ut përfshihet dhe një gazetar që i kërkon karburant ish-kryebashkiakut Tushe, ndërsa ky i fundit ia konfirmon. Sipas tij, ky karburant u merrej mjeteve bujqësore të bashkisë apo drejtorive të ndërmarrjeve publike.

“Një gazetar, një koleg në një televizion të rëndësishëm që shoqëria i ka dhënë forcë në opinion që të ketë një fashë orare, të ketë një mikrofon.

Nëse do të më ndodhte mua, do të kërkoja falje publikisht dhe do ta lija këtë profesion për të gjetur një punë tjetër. Jo se gazetarët janë Shën Maria,por përfshirja në këtë dosje dhe këtë situatë i cënon dhe rëndon shumë.

Nuk mund ti kërkosh llogari një zyrtari publik kur i kërkon naftë. Gazetari në fjalë në përgjime i thotë ish-kreut të bashkisë që do të jetë në Lushnje dhe do naftë ndërsa ky i fundit e konfirmon.

Ia kërkon karburantin, e merr dhe vazhdon rrugën e tij. Është dhe një rast tjetër pushimesh, djali i një politikani, ka dhe djalë biznesmeni, që kërkonin naftë.

Ka dhe nga ata me targa me 3 teta, që vetëm ajo kushton 200 mijë lekë. Kur s’kanë lekë të blejnë karburant, pse marrin targa 200 mijë lekëshe.

Nafta i merrej mjeteve bujqësore të bashkisë apo drejtorisë së ndërmarrjes publike. Më shumë se turp është e pështirë sepse nëse ti ke vjedhur paratë në një tender, përdor ato para. Janë të parët në radhën e të pafundmve“, tha Rusta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button