fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Mbyllja e Parlamentit: Ja ligjet që PS kyçi në sirtar! Nga paketa antishpifje dhe amnistia fiskale, tek izolimi i presidentit

Mbyllja e Parlamentit: Ja ligjet që PS kyçi në sirtar! Nga paketa antishpifje dhe amnistia fiskale, tek izolimi i presidentit

Kuvendi mbylli të mërkurën legjislaturën e nëntë, por një sërë ligjesh mbeten në sirtar. Ky Parlament ishte ai që solli më shumë zhvillime politike, por gjatë kësaj periudhe u lanë pezull 30 projektligje.

Një ndër kryesorët përmendim paketën antishpifje, e cila është hartuar për të shtuar kontrollin dhe ndëshkimin ndaj mediave që publikojnë lajme të rreme. Qeveria e paraqiti këtë projektligj me justifikimin se do të eliminojë mediat që dezinformojnë publikun, por ky arsyetim nuk është pranuar as nga gazetarët dhe institucionet vendase, por as nga KE dhe OSBE.

Pikërisht, kundërshtimet nga këto të fundit si duket kanë bërë që mazhoranca të tërhiqet. Fillimisht, miratimi i këtij projektligji u shty me arsyen se do ta rishikojnë në bazë të rekomandimeve të dhëna nga KE, por fakti që nuk u hodh për votim asnjëherë, lë të kuptohet që qeveria është tërhequr përfundimisht.

Ndërkohë një tjetër projektligj po kaq i debatuar dhe i kundërshtuar nga ndërkombëtarët ishte edhe ai për amnistinë fiskale dhe penale, i cili gjithashtu nuk u hodh për votim në këtë sesion parlamentar.

Kujtojmë se, kjo nismë parashikon deklarimin e parave dhe pasurive të padeklaruara më parë, duke paguar një tarifë nga 5 deri në 10% të vlerës së parave apo pasurive të paluajtshme. Por, kjo u kundërshtua nga Komisioni Europian duke treguar se mund të krijojë hapësira për pastrim parash dhe për mosndëshkim të padrejtë. Qeveria tha atëherë se po merret ekspertizë ndërkombëtare, por nuk do të tërhiqen.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë në shtator nëse edhe kjo nismë do të anulohet apo jo. Parlamenti ka lënë në sirtar për vjeshtën që vjen edhe ligjin organik për Presidentin e Republikës. Në shtator të vitit të shkuar Komisioni i Ligjeve ngriti grupin e punës që u mor me hartimin e projektligjit për kufizimin e presidentit, por që nuk u fut asnjëherë në agjendën e Parlamentit për votim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button