fbpx
AktualitetLajmeShqiperia

“Këta duhet të ishin në burg” Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ministrat e kryebashkiakët

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, me urdhër të SPAK.

Ai shprehet se ky aksion për zyrtarët e lartë është vetëm në seksionin B.

Ngjela shtoi se Lushnja nuk është rreth i vogël por tensioni do të ngrihet akoma më shumë nëse SPAK shtrihet në Fier dhe Vlorë.

“Pa ministrat dhe kryetarët e bashkive nuk mund të ketë korrupsion. Këta duhet të ishin në burgje që në vitin 1995. Pse janë trembur se i ka marrë politika amerikane dhe i ka thënë do fshijmë korrupsionin. Dhe e kanë nisur nga seksioni B për të shkuar në seksionin A. Shqipëria është shtet i pushtuar.

Lushnja nuk është rreth i vogël por tensioni do ngrihet nëse ky shkop do drejtohet drejt Fierit dhe Vlorës. Nga Vlora deri në Sarandë. Atje është pika e mjaltit të Shqipërisë. Prandaj kanë vajtur bletët. Ajo është zona që do shpëtonte Shqipërinë. Ata e vodhën. Unë i besoj ato që kam thënë se dhe besoj se shqiptarët do jenë përballë një fenomeni pozitiv që do jetë proces. Procesi do fillojë për të gjithë. Marrja e pronave është shumë e lehtë. Gjyqësori do të jetë i drejtë”, tha Ngjela.
Burimi:fastnewsalbania.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button