fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Ja kur do të jepet vendimi për shkarkimin e Metës dhe zgjedhjet lokale

Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim në këto dy muaj të mbetur të verës për shkarkimin e presidentit Meta, dhe për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Vendimi për të dyja këto çështje të nxehta që do të trazonin ujërat e politikës pritet që të merret në muajin Shtator.

Sa i takon zgjedhjeve lokale të 2019-tës, Gjykata Kushtetuese do të jetë në pritje të një opinioni që i ka kërkuar komisionit të Venecias, ndërsa për shkarkimin e Metës nga Kuvendi, afati maksimal për t’u shprehur është muaji Tetor.

Kuvendi votoi me shumicë të cilësuar shkarkimin e presidentit Meta, me pretendimin se ai ka kryer shkelje të rënda kushtetuese, ndërsa Kushtetuesja ka 3 muaj kohë për t’u shprehur nga marrja e vendimin në sallën plenare.

Vetë Meta është parë i tërhequr në javët e fundit, ndërsa ai e ka thënë qartë se do të qëndrojë në presidencë deri në fundin e mandatit, Korrikun e ardhshëm.
o

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button