fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

“Duhet të ishin në burgje”/ Ngjela për zyrtarët e lartë: Pas Lushnjes, kjo është pika e mjaltit të Shqipërisë!

“Duhet të ishin në burgje”/ Ngjela për zyrtarët e lartë: Pas Lushnjes, kjo është pika e mjaltit të Shqipërisë!

Pse janë trembur dhe prerë në fytyrë të gjithë?!
Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për ABC ka komentuar arrestimin me urdhër të SPAK të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

Ngjela shprehet se operacioni i SPAK për zyrtarët e lartë që nisi me arrestimin e Tushes është akoma vetëm në seksionin B. Ai tha se Lushnja nuk është rreth i vogël por tensioni do të ngrihet akoma më shumë nëse SPAK shtrihet në Fier dhe Vlorë.

“Pa ministrat dhe kryetarët e bashkive nuk mund të ketë korrupsion. Këta duhet të ishin në burgje që në vitin 1995. Pse janë trembur se i ka marrë politika amerikane dhe i ka thënë do fshijmë korrupsionin. Dhe e kanë nisur nga seksioni B për të shkuar në seksionin A. Shqipëria është shtet i pushtuar.

Lushnja nuk është rreth i vogël por tensioni do ngrihet nëse ky shkop do drejtohet drejt Fierit dhe Vlorës. Nga Vlora deri në Sarandë. Atje është pika e mjaltit të Shqipërisë. Prandaj kanë vajtur bletët. Ajo është zona që do shpëtonte Shqipërinë. Ata e vodhën. Unë i besoj ato që kam thënë se dhe besoj se shqiptarët do jenë përballë një fenomeni pozitiv që do jetë proces. Procesi do fillojë për të gjithë. Marrja e pronave është shumë e lehtë. Gjyqësori do të jetë i drejtë”, tha Ngjela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button