fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Administratori i NASA: Nuk jemi të vetëm në univers, ekziston qytetërim jashtëtokësor

Administratori i NASA: Nuk jemi të vetëm në univers, ekziston qytetërim jashtëtokësor

Administratori i NASA, Bill Nelson ka komentuar raportin e alienëve të SHBA-ve, që u publikua pak ditë më parë, duke thënë se nuk jemi të vetëm në univers.

Sipas studimit, nga 144 raporte të “UAP” (fenomene ajrore të paidentifikuara) të gjitha mbeten të pashpjegueshme, përveç njërit.

Bëhet fjalë për një tullumbace të madhe që shfryhej dhe nuk përjashtohet mundësia e origjinës jashtëtokësore.

Komandanti 78-vjeçar i NASA-s tha për CNNi se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se njerëzimi ka kapacitetet të ndërtojë krijesa fluturuse, duke lënë të nënkuptohet se me shumë mundësi ekziston një tjetër qytetërim jashtëtokësor, përveç nesh.

“Universi është kaq i madh dhe kaq i vjetër. Ne kemi një program në NASA të quajtur Alien Quest. Por deri më tani, nuk kemi asnjë komunikim, asnjë sinjal nga diçka e tillë,” theksoi administratori i NASA.

“A jemi të vetëm në këtë univers? Personalisht, mendoj se nuk jemi vetëm”, deklaroi Nelson. Ish-astronauti shtoi se NASA ka kërkuar për vite me radhë gjurmë jete jashtë tokës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button